E kryer/ Fantazia e Longos shkoi larg te Kukësi, objektivi i tij përfundon në Serinë A

Tashmë është gjithçka e kryer. Sebastian Xhovinko ka gjetur skuadrën e tij të re. Ish-futbollisti i Juventusit ishte thjesht një ëndërr e pamundur e Kukësit. Diego Longo pati një bisedë me 35-vjeçarin, me të cilin u mendua të firmosej si një lojtar i lirë.

Por fantazia e trajnerit italian shkoi shumë larg, teksa Xhovinko rikthehet në Serie A. Sulmuesi ka mbërritur në qytetin e Xhenoas, ku ditën e nesërme do të kryejë vizitat mjekësore për skuadrën e Sampdorias dhe më pas do të firmosë kontratën me ta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *