Nedim Bajrami do të vazhdojë karrierën e tij jashtë Italisë. Mesfushori shqiptar do të veshë fanellën e Rangers-it. Gjithçka është e kryer dhe mbetet vetëm zyrtarizimi. Të paktën, kështu raporton Fabrizio Romano.
Gazetari italian njofton se marrëveshja mes palëve është arritur. Sassuolo do të përfitojë 4 milionë euro nga shitja e kartonit të Nedim Bajramit. Një sfidë e re në karrierën e lojtarit të Kombëtares shqiptare, i cili do të provojë veten në një kampionat të fortë dhe fizik./Halit Delibashi-Sport Ekspres/