E konfirmon vetë trajneri i skuadrës, klubi gjerman pezullon Gjasulën nga stërvitja

Jurgen Gjasula ëhstë përballur me një lajm jo të mirë nga klubi i tij. Futbollisti shqiptar është pezulluar nga stërvitja e Magdeburg së bashku me lojtarin Soren Bertram. Një gjë të tillë e konfirmon edhe vetë trajneri i skuadrës që aktualisht luan në Ligën e Tretë të Gjermanisë.

“E kemi biseduar këtë vendim me stafin trajnues dhe në bashkëpunim me menaxhimin sportiv. Të dy lojtarët (Gjasula dhe Bertram) kanë marrë plane stërvitore për të punuar individualisht”, ka thënë Thomas Hobmang, i cili nuk ka pranuar të shpjegojë arsyen që i ka çuar në një vendim të tillë.

Karriera e 34-vjeçarit shqiptar nuk po shkon siç duhet, duke qenë larg formës së vëllait të tij, Klaus Gjasula. Jurgen Gjasula në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e Kombëtares shqiptare si dhe është një prodhim i akademisë së Freuburgut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online