“E kishte kokën mbi re”! Amir Rrahmani gabon në “finalen” kundër Frosinones, Napoli duhet ta harrojë Europën

Napoli ka zhvilluar një sezon për t’u harruar në Serinë A. Kjo skuadër do të mbetet jashtë Europës sipas të gjitha gjasave, teksa ka bërë një tjetër gabim në Serinë A. Këtë herë duke barazuar në shtëpi me shifrat 2-2 ndaj Frosinones që lufton për mbijetesë.

Shumë kritika ka marrë edhe Amir Rrahmani në këtë takim, teksa shkaktoi edhe një penallti.

“Një ndeshje për t’u harruar, gabon në ndërhyrjen që sjell penalltinë dhe më pas humb Cheddiran, ku vjen goli i dytë. Dukej që e kishte kokën mbi re”. Napoli ndodhet 1 pikë larg Atalantës, vendit të 6 që të dërgon në Conference League, por ekipi nga Bergamo ka dy ndeshje më shumë për të zhvilluar se Napoli. /Sport Ekspres/