“E kishim parashikuar si ndeshje të vështirë“, flet Josa: Latifin nuk e llogaris këtë fazë, ka lojtarë që po japin 100% në stërvitje

Mbrëmjen e sotme janë luajtur paralelisht sfidat Vllaznia-Erzeni dhe Teuta-Laçi. Befasia e madhe ka ndodhur në Shkodër. Vllaznia nuk mundi të administronte dot avantazhin prej dy golash, teksa shijakasit arrijë që në fund të barazojnë rezultatin. Ishte një penallti në sekondat e fundit të kohës shtesë ajo që vulosi ndeshjen në shifrat 2-2. Ndërkohë në krahun tjetër Teuta është mposhtur në shtëpi nga Laçi. Kurbinasit fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe marrin kështu tre pikë mjaft të vlefshme. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti bo gol” në “Oversport”.

Josa (Vllaznia): “Pretendimet duhet t’ja rrisim ne vetes sonë me nivelin e lojës. Kam thënë që nuk ka më ndeshje jashtë dhe ndeshje brenda. Ndeshja me Erzenin do të ishte e vështirë. E kishim parashikuar të vështirë. Kjo skuadër e ka treguar rritjen e saj. Problemi është menaxhimi i situatave të veçanta të lojës. Nuk mund të flas që tani për titullin. Kur sheh gjithë atë mund të skuadrës, sepse të dyja skuadrat u munduan, qoftë Erzeni, qoftë edhe ne. Latifin nuk e kam llogaritur dhe nuk e llogaris pa mbaruar kjo fazë e kampionatit. Sot ai plotëson 8 javë që nga krisja e këmbës. Ai mund të fillojë stërvitjen që ditën e hënë, por ishte një dëmtim i vështirë. Ka lojtarë këtu që po japin 1005 në stërvitje. Do e presim deri sa të vijë në gjendjen e tij fizike të duhur“.

Shkëmbi (Teuta): “Penalltia e humbur në fund? Ndjej keqardhje, sigurisht. Para saj humbëm një rast të pastër me portën bosh dhe portierin të shtrirë. Nuk arritëm ta shënonim fatkeqësisht. Duhet të punojmë në anën psikologjike. Duhet të shënojmë dhe të marrim një fitore. Nuk jemi keq në emra, por çdo gjë duket në fushë. Nuk po arrijmë të shënojmë. Ne pësojmë shpejt. Ky është edhe ndryshimi. Shifrat flasin, pësojmë shumë. Vetëm në tre ndeshje kemi pësuar 11 gola. Patjetër që punojmë për t’u riparuar. Sot nuk ishim keq. Bëmë mirë deri diku. Por vazhdoj të them që veç kësaj kemi problem, si në pjesën e parë që humbim topin shpejt. Fundi i tabelës është i vështirë dhe bën që të mos mendosh qetë. Mendoj që shpirti është, edhe këmbët janë, sepse shoh që ekipi vrapon, lu.fton dhe fiton duele. Mungon qetësia“.

Kapllani (Erzeni): “Jam shumë i lumtur që skuadra lu.ftoi, sakrifikoi, duroi dhe në fund mori atë për të cilën kishim ardhur këtu në Shkodër. Është fillimi i fazës së dytë. Mendojmë që na pret një rrugëtim i gjatë dhe shumë i vështirë. Shpresojmë të vazhdojmë sa më gjatë kështu. Shpresoj që ekipi të ketë të njëjtin ritëm edhe në këto ndeshje të mbetura. Nuk erdha për tu mbrojtur në Shkodër. Erdha për dy rezultate pozitive. Nuk besoj se vodhëm diçka këtu. Morëm atë që meritonim“.

Vukiçeviç (Laçi): “Nuk dua të filloj nga fundi. Kemi luajtur një pjesë të parë shumë të mirë. Teuta kishte vetëm një situatë nga një faull dhe asgjë më shumë. Ne kishim dy raste me Adeleken. Pjesën e dytë kemi shënuar golin dhe kjo gjë dihet që ndryshon ndeshjen. Teuta filloi me ndërrimet. Me shumë topa brenda në zonë. Kemi lu.ftuar deri në minutën e fundit që ndeshja të përfundonte në favorin tonë. Kemi pasur fatin të ndalojmë një penallti në minutat e fundit. Sigurisht që ajo na dha fitoren. Jemi shumë të lumtur me dy fitoret në fushë të huaj dhe me dy ndeshje pa pësuar gol. E kam thënë që pas ndeshjes me Tiranën që ky ekip do ndryshojë.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online