“E kisha një ëndërr dhe e arrita”, Bare i gëzohet debutimit në La Liga: Espanyol është ekip i klasit të parë

Keidi Bare do të ketë mundësinë që në moshën 24-vjeçare të  bëjë debutimin e tij në elitën e futbollit spanjoll. Espanyol-i siguroi biletën për në La Liga dhe njëherazi bën kështu ëndrrën realitet për mesfushorin shqiptar. Futbollisti fierak ka bërë paraqitjen e parë përpara mediave në prag të nisjes së sezonit parapërgatitor, ku ka folur më gjatë rreth mbërritjes në elitë.

“Jam shumë i lumtur (për debutimin në La Liga) dhe aq më tepër që e bëra tani me Espanyol, i cili më ka dhënë gjithçka. Për një kohë të gjatë kam parë si një ëndërr dhe e kam arritur, por jo vetvetiu. Falë stafit të trajnerëve dhe lojtarëve ne e kemi bërë të mundur. Tani duhet t’i bëjmë gjërat mirë që të jemi në një nivel shumë të lartë në La Liga.

Ne kemi punuar shumë për të arritur këtu ku jemi sot. Do të vdesim për të fituar dhe për të marrë tre pikët në secilën ndeshje. Espanyol është një ekip i klasit të parë dhe të gjithë kemi kaluar një kohë të keqe, por kemi mësuar se duhet të luftojmë për të qenë sa më lart. Ne duhet të vazhdojmë me të njëjtën përulësi dhe entuziazëm. La Liga është diçka shumë e bukur dhe shumë e vështirë.

Tifozët janë lojtari numër 12. Kemi kaluar një vit shumë të vështirë pa ta dhe unë kam shumë për të fituar duke parë tifozët e mi në fushë. Ata do të na ndihmojnë shumë dhe ne do të ndihemi të sigurt. Ne jemi të sigurt që do të kemi një vit të mirë me ta.

Rritja e konkurencës? Është normale, nëse nuk ka konkurrencë në një ekip, gjërat nuk funksionojnë 100%. Ju duhet të keni konkurrencë. Unë do të punoj si gjithmonë për të luajtur dhe për të ndihmuar ekipin”, ka deklaruar Keidi Bare./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online