E kishte inatin te deklarata e Mbape, Vidal vesh fanellën e Argjentinës dhe çudit botën: Ne në Amerikën e Jugut kemi shpikur futbollin, mësoni nga ne

Trofeu i Botërorit për Argjentinën festohet në mbarë botën, veçanërisht në Amerikën e Jugut. Lojtari i Kilit dhe ish-shoku i skuadrës së Messit, Arturo Vidal, festoi gjithashtu për këtë trofe. Ai veshi fanellën e Argjentinës dhe me një koment thumboi yllin francez Kylian Mbappe. “Ti e meriton, vëlla Leo Messi. Zoti të bekfotë ty dhe familjen tënde”, ka shkruar ish-mesfushori i Barcelonës në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Vidal më pas kritikoi francezin Kylian Mbappe, duke kujtuar deklaratën e fundit të sulmuesit të PSG-së në të cilën nënvlerësoi cilësinë e futbollit të Amerikës së Jugut. “Mësoni nga ne që shpikëm futbollin: Amerika e Jugut”, ka shkruar kiliani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online