Igli Tare është momentalisht një nga figurat më të rëndësishme në rolin e drejtorit sportiv në Europë. Ish-futbollisti shqiptar ka dëshmuar gjatë këtyre viteve se çfarë është i aftë të bëjë me një buxhet të vogël. Projekti i Lacios po jep frytet e veta dhe merita të mëdha shkojnë për Taren.
Ky i fundit u kërkua së fundmi në elitën e futbollit gjerman, aty ku Ajntrakti i Frankfurtit e dëshironte si pasardhësin e Fredi Bobiç. Por drejtori sportiv shqiptar e ka marrë vendimin e tij përfundimtar për të ardhmen e karrierës. Sipas “Sky Deutschland“, Tare i ka thënë “jo“ kësaj oferte. Dëshira e tij është të zhvillojë edhe më shumë projektin e nisur te Lacio./Halit Delibashi-Sport Ekspres/