Emocionet e Champions League kanë filluar përsëri dhe gjithë vëmendja është kthyer te supersfida e mbrëmjes së nesërme mes Juventusit dhe Barcelonës. Dy ekipet që kanë vendosur në krye trajnerë të rinj në fillim të sezonit dhe po kalojnë një moment të vështirë në rezultate, por që mbartin nga pas një emër të madh që premton vetëm spektakël në fushë.
Tekniku i Barcelonës, Ronald Koeman, ka mbajtur konferencën për shtyp përballë gazetarëve në prag të sfidës. Holandezi ka kërkuar të ketë në fushë më të mirët, për këtë arsye shpreson që Ronaldo të zbresë me fanellën bardhezi përballë katalanasve. Respekti për yllin portugez nuk mungon dhe Koeman nuk ngurron ta shprehë hapur.
“Ne gjithmonë duam më të mirët në fushë dhe Kristiano është një lojtar i madh. Unë nuk e di nëse ai është në një pozicion për të luajtur prej Covid-it, por shpresoj se ai do të jetë atje, për lojën, për famën e tij, për etjen e tij për golin … Unë e respektoj shumë atë”, ka thënë ndër të tjera Ronald Koeman./Halit Delibashi-Sport Ekspres/