E kërkojnë në Serinë A, Flamurtari bllokon talentin e U-19

Futbolli shqiptar nuk prodhon lojtarë, ose prodhon shumë pak, por gjërat kanë nisur të lëvizin. Klubet e huaja e kanë kuptuar se në Shqipëri ekziston një treg i paeksploruar më parë dhe se kostoja e talenteve është e ulët, ndaj gjithnjë e më shumë menaxher dhe vëzhgues të ndryshëm po studiojnë lojtarë, si në ekipet e para, ashtu edhe në ekipet e moshave në Shqipëri.

“Sport Ekspres” zbulon një histori interesante, që lidhet me një nga talentet e Flamurtarit, i cili këto ditë mund të shkonte te Xhenoa për provë. Bëhet fjalë për një klub me emër të madh, në Serinë A italiane, që punon shumë me të rinjtë dhe ka lojtarë të huazuar në shumë klube të serive inferiore, ndaj është e qartë që një interesim nga ky klub për lojtarë shqiptarë është gjithnjë një lajm i bujshëm.

Emrin e futbollistit nuk po e zbulojmë, për shkak se është ende minoren dhe duket respektuar privatësia në raste të tilla. Gjithashtu, edhe atij vetë ndoshta nuk i bën mirë të përfundojë në qendër të vëmendjes kaq shpejt, por bëhet fjalë për një ndër lojtarët titullarë të ekipit U-19, ekip që është ndër më të mirët në Shqipëri dhe vëzhgohet rregullisht dhe nga trajneri Shpëtim Duro, i cili disa lojtarë i ka afruar me ekipin e parë, duke i aktivizuar edhe në kupë.

Lojtari në fjalë ka rënë në sy në disa ndeshje të Kategorisë Superiore U-19 dhe menaxheri italian Daniele Mura ka mundësuar një provë te skuadra U-17 e Xhenoas, në datat 23-25 janar, siç lexohet në dokumentin e siguruar nga gazeta.

Megjithatë, ftesa  bërë disa javë më parë dhe dokumenti i nisur në zyrat e klubit Flamurtari fillimisht janë pritur mjaft mirë dhe drejtuesit e klubit vlonjat kanë dhënë OK që lojtari të niset për në Itali, por më pas është bllokuar gjithçka. Natyrisht, fakti që lojtari është pjesë e ekipit të të rinjve dhe ka kontratë profesioniste ka alarmuar drejtuesit e Flamurtarit, që e kanë kuptuar se mund ta humbasin lojtarin për shifra qesharake (kostoja e formimit), ndaj nuk e kanë lejuar futbollistin e vet të shkojë në Itali për provë.

Një goditje e rëndë për një lojtar që mund të rezultonte talent për italianët dhe të siguronte të ardhmen e vet, por ndoshta edhe një leksion për Flamurtarin dhe klubet e tjera shqiptare, që shpesh i humbasin të rinjtë e vet për shifra qesharake ose falas, për faktin se nuk u firmosin kontrata deri në momentin kur e kuptojnë që lojtarët vlejnë, apo mund t’i humbasin falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online