Largimi i Lukakut tek Chelsea ka sjellë një frikë tek tifozët zikaltër të cilët janë të pasigurt për të ardhmen e skuadrës së tyre. Gjërat duket se po shkonin akoma më keq për zikaltërit, pasi ditët e fundit flitej për një kalim të argjentinasit Lautaro Martinez tek Tottenhami.
Fatmirësisht për tifozët e skuadrës italiane, ka qenë vetë agjenti i Martinëz që ka mohuar te gjitha zërat për largim. “Ai asnjëherë nuk do të luftojë me drejtuesit e klubit për tu larguar nga Interi. Kurrë. Lautaro është një lojtar i Interit dhe është i lumtur të qëndrojë në Itali”- u shpreh menaxheri i lojtarit, Alejandro Comano. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/