“E kanë detyrim ndaj fanellës dhe tifozëve që hera-herës të fitojnë“, Stefa: Nëse nuk fitojmë me Moldavinë, ndaj kujt do fitojmë?

Gjergj Stefa nuk kërkon më justifikime nga lojtarët e Kombëtares. Ai ka thënë në emisionin “Kuq e Zi“ në “Supersport“ se ky grup futbollistësh e ka detyrim ndaj fanellës dhe ndaj tifozëve që të fitojnë. Sipas tij nëse nuk e bëjnë edhe ndaj Moldavisë, atëherë nuk mund të pretendojmë shumë ndaj kudnërshtarëve më të vështirë në letër.

“Ky grup futbollistësh, dhe këtu i referohem Berishës, Hysajt, Ramadanit, Cikalleshit, Gjimshitit, Uzunit, që ka një transformim fatkeqësisht negativ për të me Kombëtaren në raport me klubin. Mendoj që ky grup lojtarës ia ka detyrim fanellës, tifozëve dhe vetes së tyre që herë pas here të fitojnë ndonjë ndeshje. E nëse nuk fitojnë me Moldavinë, kur do të fitojnë? Humbasin dhe dalin në konferenca për shtyp dhe gjithmonë gjejnë justifikimin e radhës”, është shprehur Gjergj Stefa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online