“E kam verifikuar vetë”, në Spanjë ngrenë dyshime për skenarë të fshehtë: Ishte arritur akordi për regjistrimin e Mesit, por…

Epokës së Mesit në “Kamp Nou“ i erdhi fundi. Lajmërimin e bëri vetë Barcelona, që shpjegoi se palët arritën marrëveshjen, por në fund ishin rregullat ekonomike të La Ligas ato që bllokuan firmën në kontratë. Megjithatë kjo arsye hidhet poshtë nga Jaume Roures. Krijuesi i Mediapro dhe personi që mbështeti kandidaturën e Laportas për president është shprehur marrëveshja me Mesin, Barcelonën e La Ligën ishte arritur që dy ditë më parë, duke qenë në përputhshmëri me rregullat ekonomike të ligës. Por sipas Roures, diçka tjetër ka ndodhur që ka anuluar firmën në kontratë.

“Mund të siguroj me besueshmëri, sepse e kam verifikuar, se çështja e regjistrimit të Messit në La Liga ishte rënë dakord plotësisht dhe u pajtua për ditë, diçka tjetër po prekte lojtarët e tjerë. 48 orë më parë marrëveshja ishte gati për t’u shpallur, por diçka ka ndodhur. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Jaume Roures, duke ngritur kështu dyshime për skenarë të fshehtë që kanë çuar në ndarjen përfundimtare mes Mesit dhe Barcelonës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *