“E kam parë me kujdes”, Matraxhiu nuk pajtohet me sjelljen e Brdariçit: Me tjetër fytyrë sillet me Latifin dhe me tjetër ndaj Aralicës

Andi Matraxhiu ka qenë i ftuar në emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku ka treguar një episod që i ka bërë përshtypje te Vllaznia. Menaxheri shqiptar nuk pajtohet me sjelljen e trajnerit Brdariç, i cili sipas tij mban qendrime të ndryshme me Aralicën dhe Latifin. Këtu bazohet te mënyra se si kreu i pankinës kuqeblu i trajton të dy futbollistët në momentin e zëvendësimit, duke ngritur kështu pikëpyetje mbi aftësitë menaxhuese të gjermanit.

“Ndeshja kishte edhe një problem që nuk mund të rri pa e prekur, sepse e kam parë me shumë kujdes. Më bën shumë përshtypje mënyra se si sillet trajneri me dy tablo. Një tjetër fytyrë ka kundrejt Latifit, një tjetër fytyrë ka kundrejt Aralicës. Janë dy lojtarë që s’kam lidhje menaxheriale dhe po i mbaj krahun dikujt edhe po sul.moj dikë tjetër.

Por në momentin që ti nxjerr Latifin nga loja se ka gabuar dy pasime dhe nuk nxjerr nga loja Aralicën më parë që ka gabuar katër raste flagrante dhe shkon e përqafon Aralicën. Përse nuk e bën të njëjtën gjë edhe me Latifin, sepse kanë pasur edhe një incident më parë? Domethënë, kur ti e di që ky lojtar e vuan këtë zëvendësim, meqë ti qenke kaq i menaxhueshëm me Aralicën, pse nuk e bën edhe me Latifin? Kjo më duket një lloj nonsensi te ky trajner“, ka thënë Andi Matraxhiu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online