“E kam parashikuar më herët”, Dosti: Dy ekipet që iu thashë shkojnë larg, ja sesi do jetë finalja

Edmond Dosti ka folur për gjysmëfinalet e Europianit teksa Italia do të përballet me Spanjën dhe Danimarka dhe Anglinë. Figura e njohur e futbollit shqiptar u shpreh në Sport Magazine që transmetohet në Ora News se gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve të tij.

“E kam thënë edhe më parë se Anglia dhe Italia do të shkojnë larg. Danimarka ka bërë një kampionat shumë të mirë. Spanja ka ardhur deri këtu me shumë fat dhe nuk e meritonte. E kam thënë me kohë që finalja do të jetë Angli-Itali”, tha Dosti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *