“Jam tifoz veç me Shqipërinë”, Shkëmbi zbulon merkaton e Dinamos: Nuk do mungojnë emrat “big”, sa dëgjojnë Dinamon…

Blendi Shkëmbi ka folur më tepër rreth projektit të ri të Dinamos në një intervistë me gazetaren Enxhi Biba në “Euromania” në “Neës 24”. Trajneri i bluve të kryeqytetit zbulon se klubi është në bisedime edhe me emra të mëdhenj të futbollit, që do të bëhen publike së shpejti. Më tej Shkëmbi flet edhe për Kampionatin Europian, ku favorite sheh Italinë, që ka bindur me lojën e saj nën drejtimin e Mancinit.

PUNËT TE DINAMO- “Jam trajner i një ekipi legjendar. Fat dhe kënaqësi për mua. Shpresoj të rikthemë Dinamon e madhe”.

BLERJET E BUJSHME- “Në fakt po punojmë shumë në merkato. Kjo merkato na ka bërë që ndoshta edhe kampionatin Europian mos e shikojmë 100%. Kemi marrë emra të mirë, por edhe emrat “big” nuk do të mungojnë. Së shpejti klubi do të shpalosë të gjithë lojtarët. Me emrat “big” jemi duke komunikuar. Nuk do të ishte korrekte dhe mirë për ne, që t’i bënim publike. Çdo futbollist që kontaktojmë, në momentin që dëgjojnë emrin Dinamo, është më e thjeshtë”.

SYNIMET- “Do të jetë kampionat i fortë. Shpresojmë të ndërtojmë një Dinamo të fortë. Presidenti gjithmonë kërkon të jetë lartë në tabelë dhe të kemi një ekip rival me ekipet më të forta të kampionati. Jam i bindur që ne do të arrijmë ta ndërtojmë këtë ekip”.

EURO 2020- “Unë nuk jam tifoz i asnjë skuadre, veç Shqipëri, kam qenë tifoz i Brazilit, por nuk jam më. Përshtypje të mira, më ka lënë Italia. Shikoj një Itali ndryshe, që kërkon të fitojë nëpërmjet një loje të bukur. Kjo Itali është ndryshe”.

REKORDET E THYERA NË EUROPIAN- “Në çdo ndeshje futbolli shikojmë që diferencat nuk janë të mëdha, janë të vogla. Në qoftë se ekipet nuk janë të motivuara dhe nuk sillen si profesionistë 100%, mund edhe të ndëshkohen. Të voglat kanë luajtur si të barabarta me të mëdhatë”.

GJYSMËFINALET E EURO 2020- “Italia dhe Spanjë janë 2 skuadra që pothuajse luajnë me të njëjtën mënyrë. E mendoj Italinë favorite, më duket më eksperte se Spanja. Patjetër do të jetë një ndeshje e bukur, që ne shqiptarët mezi presim ta shikojmë”.

ITALIA SULMUESE- “Nuk mendoj që kjo lojë është rastësi. Italia ka pasur një moment jo të mirë të kombëtares së saj dhe kampionatit, janë rinisur edhe njëherë dhe ja kanë arritur me shumë lojtarë të rinj, që janë ndërthurur me ata me eksperiencë. Mançini ka bërë një riformim të madh dhe tani po merr frytet e duhura. Unë mendoj Italinë pak me favorite se Spanja, italianët janë më ekspertë në mbrojtje se spanjollët”.

SFIDA ANGLI-DANIMARKË- “Anglia e ka mundësinë ta rikthejë titullin në shtëpi. Janë të fortë dhe të shpejtë. Do të luajnë kundër Danimarkës që kanë bërë një kampionat të mirë, por Anglia është cilësisht më lartë, por mund të ndodhë çdo gjë”, ka deklaruar Bledi Shkëmbi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online