“E kam dëgjuar Gjicin, më duket e çuditshme si ka fituar Tirana”, Musta ngre dyshime dhe zbulon të ardhmen: Kam dy oferta konkrete

Safet Gjici do të hidhte hije dyshimi me deklaratën e tij pask ditë më parë, ku shprehte habi për faktin se si arrinin të fitonin lojtarët e Tiranës, duke hedhur idenë e të mos paturit një konkurencë të ndesrshme. Një ide të tillë e mbështet edhe lojtari i Kukësit, Emiliano Musta, i cili në një intervistë për “Fax Web” shprehet se bën çudi mënyra si fiton Tirana.

Lufta për titull sipas tij mbetet ende e hapur, ndërsa shpreson tani edhe te gabimet e bardhebluve. Një temë e prekur është edhe situata e ish-ekipit të tij, Flamurtarit, për të cilin ndjen keqardhje dhe fajin ia vë problemeve ekonomike, të cilat kanë ezkistuar edhe në periudhën kur mbrojtësi ka mbajtur veshur fanellën e tyre. Sa i përket të ardhmes, Musta thekson se ka pasur dëshirë nga ana e Kukësit për rinovim, por nga ana tjetër në tryezën e tij gjenden edhe dy oferta konkrete.

“Ne e dimë tashmë renditjen dhe që Tirana është 9 pikë larg. Por është e sigurt që ne do bëjmë maksimumin dhe do mundohemi të arrijmë fitore në çdo ndeshje. Shpresojmë të gabojë sa më shumë Tirana dhe normalisht që besojmë te titulli. E kam dëgjuar se si është shprehur presidenti në media dhe të them të drejtën më është dukur edhe mua e çuditshme se si ka fituar Tirana, por nuk mund të lë vend për aludime pasi ata kanë marrë 3 pikëshin dhe gara vazhdon. Kundërshtarët ndaj nesh japin maksimumin sepse e dimë që ne jemi pretendent për titull dhe duan të tregojnë vlerat ndaj Kukësit.

Partizani të them të drejtën është një kundërshtar direkt i yni nga emri dhe nga çfarë ka treguar në vitet e fundit, ku është edhe ekipi kampion në fuqi. Por që ndeshja ishte e një shkalle vështirësie të lartë. Ne e interpretuam mjaft mirë dhe arritëm të fitonim dhe të bënim detyrat që na kishte thënë trajneri në fushën e lojës. Nuk mund të them që ishte një ndeshje më e lehtë seç e prisnim, pasi edhe Partizani pati rastet e veta.

Flamurtari? Është thjesht një ndeshje e lehtë në letër, pasi në të tilla ndeshje Kukësi ka hasur vështirësi. Më vjen shumë keq për gjendjen ku është katandisur Flamurtari, sepse kam kaluar dy vite mjaf të bukura në atë ekip dhe në atë qytet. Është një ditë zie për futbollin shqiptar rënia e Flamurtarit, pasi është një emër i madh. Shpresoj që të ringrihet sa më shpejt në vendin që i takon. Ku gaboi? Prej situatës ekonomike. Kam qenë edhe vetë në brendësi të ngjarjeve në atë ekip dhe besoj se kjo është një nga arsyet, për të mos thënë arsyeja kryesore, që Flamurtari shkoi një kategori më poshtë.

Sa i përket të ardhmes time, kontrata më mbaron tani në verë. Kam pasur kontakte me ekipin për të rinovuar, por që kam pasur edhe dy oferta konkrete. Normalisht fillimisht do ulem do diskutoj me presidentin Gjici për të ardhmen time, pastaj të shokojmë. Shpresoj të bëj zgjedhjen më të mirë. ”, u shpreh Emiliano Musta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *