E ka shndërruar Skënderbeun, Memelli pas barazimit: I thashë lojtarëve vetëm dy fjalë, për njerëzit në Laç kam respekte

Superiorja ka vazhduar me javën e 33 të saj ku për të zhvilluar garën e drejtë dhe pa llogari, FSHF ka vendosur që të gjitha ndeshjet të luhen në një orar. Këtu ka rast vetëm për një përjashtim teksa derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana do të luhet në orën 19:00.

Skënderbeu i Memellit i është larguar për herë të parë pas shumë kohësh vendit të parafundit. Korçarët kanë barazuar pa gola ndaj Laçit, duke “fundosur” ëndrrën për titull të kurbinasve. Këta të fundit janë shumë larg trofeut, ndërsa në minutat e fundit ndeshja u bë emocionuese. Laçi provoi me të gjitha mënyrat që ta fitonte ndeshjen duke vendosur shpeshherë duart në kokë pasi topi nuk po i bindej.

Nga ana tjetër Teuta ka fituar për kreun ndaj Kastriotit në shifrat 1-2 me golat e Lorenzo Vilës dhe Bregut. Vllaznia ia ka dalë kundër Bylisit në transfertë 0-1 me golin e shënuar nga Avdijaj, ndërsa Apolonia-Kukësi u mbyll në shifrat 0-3. Më poshtë gjeni intervistat për “Supersport”:

Memelli (Skënderbeu): “Kam respekt për njerëzit në Laç pasi kam qenë trajner. Ne bëmë një ndeshje perfektë sot, por nuk arritëm që të shfrytëzonim mundësitë. Ishte rezultati më i drejtë barazimi. Nuk i lamë hapësira kundërshtarit dhe luajtëm në bllok. Për këtë ndeshje i thashë vetëm dy fjalë lojtarëve dhe e kuptova që e duan veten më shumë”.

Martini (Teuta): “Nuk ishte fitore e vuajtur se e kishim ndeshjen në kontroll dhe duhej të bënim më tepër gola. Por e rrezikuam ndeshjen për mënyrën sesi erdhi. Derbi? Normalisht që forca Tirona. Ne kemi edhe ndeshjen tonë në Durrës kundër Partizanit, prandaj do të thoja më mirë forca djemtë e Durrësit. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme, fitore e vuajtur nuk mund të themi, e kemi pasur ndeshjen ne kontroll. Duhet të shënonim gola të tjerë. Ashtu siç erdhi loja, ne pësuam gol dhe e rrezikuam ndeshjen. Normalisht forca Tirona, por ne kemi edhe ndeshjen tonë në Durrës ndaj Partizanit, unë do të thoja forca djemtë e Durrësit“.

Brdaric (Vllaznia): “Rezultati ishte shumë i mirë. Ne e kemi merituar këtë fitore pasi ishim më lartë se kundërshtari. Fusha ishte e ngadaltë dhe po shihej ndeshja e mirë. Rasti me Avdijajn? Penallti e qartë. Do luanim më lehtë nëse do ishim dy gola në avantazh. Ishte një vendim i mirë ky që mora për të aktivizuar Avdijajn. E kemi pritur shumë dhe në fillim ishte i pafat pasi kaloi disa dëmtime që e mërzitën pak. Por e pashë në formë”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *