E ka nisur me Vasko da Gaman dhe ka qenë pjesë e Kombëtares së Brazilit, Bylisi i sjell “dhuratën“ Dovedanit

Bylisi ka nisur nga puna për të përforcuar skuadrën në këtë merkato të janarit. Ballshiotët kanë kërkuar në Brazil për lojtarë të rinj në ekip. Lorran de Oliveira është dhurata e presidentit Kapllanaj për trajnerin Dovedan. Mallakastriotët plotësojnë kështu linjën e majtë, që do të ketë boshllëqe pas largimit të mundshëm të Muratajt drejt Partizanit.

De Oliveira ka si pozicion të tij natyral mbrojtës të majtë, por mund të luajë në këtë krah edhe në mesfushë dhe sulm. Lojtari 24-vjeçar e ka nisur rrugëtimin e tij në futboll nga Vasko Da Gama, ndërsa më pas ka provuar edhe fanella të tjera të skuadrave braziliane. Bylisi nuk do të jetë eksperienca e tij e parë në Europë, pasi në të shkuarën ka qenë pjesë e kampionatit qipriot. Ndërkohë, Lorran de Oliveira ka luajtur edhe me Kombëtaren U20 të Brazilit./Halit Delibashi-Sort Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *