“E ka fajin Federata”! Në Bosnje Hercegovinë e kanë shembull Kombëtaren tonë: Shikoni Shqipërinë se çfarë bëri…

Në Bosnje Hercegovinë ka shumë kritika sa i përket Kombëtares së tyre. Rezultatet nuk po vijnë dhe për këtë arsye, mediat po reagojnë për t’i treguar gabimet drejtuesve. Së fundmi media boshnjake “Reprezentacija.ba” nuk ngurron që të tregojë edhe shembullin e Shqipërisë për mënyrën sesi u kualifikua në Euro24.

“Themi se Kombëtarja jonë nuk i përgjigjet ambicieve të tifozëve. Jemi në një situatë të vështirë. Por shembujt e vendeve të tjera na tregojnë se mund të bënim më shumë, nëse Federatës Boshnjake të Futbollit do t’i vinte pak keq për Kombëtaren. Ndryshuam 4 trajnerë në 10 muaj, ndërsa nga krahu tjetër, Shqipëria, Rumania dhe Sllovenia u kualifikuan kryesisht me lojtarë nga Turqia, Norvegjia dhe liga të ngjashme, është e qartë se ata nuk kanë një Kombëtare me emra të mirë se i yni. Ndoshta duket edhe më keq në letër sepse lojtarët e tyre janë të ngjashëm ose më keq se të tanët. Dallimi është se në këto Kombëtare, Federata është munduar që të ketë paqe dhe qetësi në kampet e tyre, për të sjellë rezultatet e mira, gjë që na mungon ne.

Shqipëria zuri vendin e parë në grup, la mbrapa polakët dhe çekët dhe gjendet në vendin e 62 në FIFA. Morën katër fitore, tre barazime dhe një humbje. Aty luajnë 7 lojtarë të Serisë A, dy në La Liga dhe pjesa tjetër luan në Poloni, Çeki, Norvegji, Rusi, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në janar të vitit 2023, Federata e Futbollit atje emëroi si trajner ish-futbollistin brazilian Sylvinho. Në 10 vitet e mëparshme, Sylvinho punoi si ndihmës trajner në kombëtaren braziliane, më pas në disa skuadra braziliane dhe në Interin e Serisë A, gjithashtu drejtoi në mënyrë të pavarur Lyon dhe Corinthians. Pablo Zabaleta, ish-lojtari i Argjentinës, është edhe anëtar i stafit profesional të kombëtares shqiptare”, shkruan media boshnjake. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online