“E ka bërë dikur Skënderbeu, të synojmë grupet në Europë“, Duka këshillon ekipet: Me dy shitje si Muçi sigurohet buxheti i kampionatit

Një tjetër vit është mbyllur për futbollin shqiptar. Shqipëria në këtë 2021-sh ka arritur objektivin e saj për të dalë e treta në kualifikueset për Kupën e Botës 2022. Një edicion i suksesshëm për kuqezinjtë, që ngjiten një vazo më lart në renditjen e FIFA-s. Ndërkohë sezoni i ri i Superiores ka nisur me risi, duke u aplikuar për herë të parë sistemi VAR në kampionatin shqiptar të futbollit. Për të folur më tepër rreth Kombëtares, Superiores dhe futbollit shqiptar në përgjithësi, vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka ka dhënë një intervistë për “Supersport”.

“Ecuria në Europë e klubeve tona nuk është më një surprizë, pasi turin e parë po e kalojnë thuajse të gjitha, megjithatë këtë verë mendoj se mund të bënim më mirë dhe meritonim më shumë. Edhe shorti nuk ka qenë shumë i favorshëm, pasi u përballëm me kundërshtarë si Anderlecht, Basel, apo edhe Sherif Tiraspol, një klub me buxhet dhe organizim të jashtëzakonshëm. Megjithatë mendoj se me shtimin e Conference League, synimi i klubeve tona është të marrin pjesë në grupet e këtij kompeticioni, apo edhe të Europa Leagues. E meritojmë diçka të tillë, pasi e kemi bërë më herët me Skënderbeun dhe pse të mos e përsëritim gjithmonë e më shpesh në të ardhmen.

Dikur klubet mendonin vetëm për ekipin e parë, ndërsa tani po organizohen gjithmonë e më mirë, duke kthyer sytë nga akademitë, pasi sidomos skuadrat e Superiores kanë të gjithë akademitë e tyre dhe po punojnë jo pak me të rinjtë. Janë organizuar mirë në marketing dhe shumë aspekte të tjera, por duhet të jemi koshientë që në nivelet inferiore ka ende problematika. Duhet më shumë bashkëpunim për të hyrë në rrugën e organizimit. Vetëm një transferim si i Muçit është thuajse një buxhet i Tiranës për 6 muaj, ndaj me dy shitje të tilla, ke siguruar buxhetin e kampionatit. Historia nuk ka qenë e tillë, pasi futbollistët shqiptarë duhej të bënin diku një trampolinë. Tani kanë nisur këto lloj transferimesh, por janë shumë pak. Transferime si ai i Muçit i bëjnë mirë futbollit shqiptar, pasi kthejnë sytë e drejtuesve të klubeve të mëdha europiane, drejt futbollit tonë”, ka thënë Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online