E hapur edhe pista e shitjeve, Nimaga dhe Gavazaj në radhë

Skënderbeu do të afrojë futbollistë të tjerë dhe pritet të jenë ndoshta deri në katër të tillë, por në të njëjtën kohë presidenti Takaj është duke punuar edhe për të shitur ndonjë lojtar tjetër në këto ditë të mbetura të merkatos verore.

1 milion euro ka arkëtuar Skënderbeu nga shitja e Latifit, por ka edhe lojtarë të tjerë që shumë mirë mund të shiten me shifra të mëdha. Flitet që shumë shpejt edhe Nimaga, apo Jashanica e Gavazaj do të shiten, pasi ka pasur interesim nga klube të ndryshëm. Nëse kjo nuk ndodh deri në fund të merkatos, është e sigurt që në janar do të kemi një tjetër shitje të madhe. Jo më kot edhe presidenti Ardjan Takaj po afron sa më shumë talente.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *