E goditi makina dhe niset direkt për Spanjë, macja e rrallë e Kristiano Ronaldos fluturon me 3.000 euro

Një prej futbollistëve më të mirë në botë, Kristiano Ronado dhe Georgina Rodriguez që ka në krahë, janë shumë të lidhur me macen e tyre, Pepe. Gjithmonë duke e marrë me vete në udhëtimet e tyre pasi bëhet fjalë për një mace jashtëzakonisht të rrallë në llojin e saj.

Bëhet fjalë për një “Sphinx” që si veçanti ka faktin se nuk mbulohet nga qimet e gjata në trup, ka veshë të mëdhenj dhe konsiderohet si macja më e dashur në botë. Pavarësisht se në pamje të parë duket disi e frikshme, në të vërtetë bëhet fjalë për një mace shumë të veçantë.

Madje aq shumë aq sa Pepe është aksidentuar së fundmi në Torino pasi u godit nga një makinë në rrugë dhe Kristiano Ronaldo e ka dërguar menjëherë në Spanjë për mjekim. Një aeroplan privat është siguruar për Pepen dhe çmimi i fluturimit ka shkuar në 3.000 euro, duke u ekzaminuar nga veterinerët më të mirë në Spanjë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online