E goditi kundërshtarin qëllimisht dhe mori të kuq, zbulohet arsyeja për Nejmar: Donte karnavalet

PSG fitoi mbrëmjen e djeshme me shifrat 4-3 kundër Bordosë, ndërsa e mbylli lojën me 10 lojtarë. Një ndërhyrje e ashpër e Nejmar në minutën e 92-të nuk u fal nga gjyqtari, i cili menjëherë i drejtoi kartonin e kuq. Por sipas spanjolles “AS”, braziliani duket se e ka bërë qëllimisht një ndërhyrje të tillë dhe arsyeja është për të shkuar në karnavalet e organizuara në vendlindjen e tij, të cilat përfundojnë në mesjavë.

Megjithëse sulmuesi i PSG-së do të deklaronte pak ditë më parë se nuk do të udhëtonte drejt Rio De Zhaneiros këtë vit, ky karton i kuq ngre dyshime të forta, pasi Nejmar nuk është i detyruar tashmë të stërvitet me ekipin për takimin e rashës. Nisur kjo edhe nga lloji i ndërhyrjes dhe faktit se ai aksion i kundërshtarëve nuk sillte rrezikshmëri, aë më tepër kur edhe shumë pak moment kishin mbetur nga përfundimi i ndeshjes. Gjithçka të çon vetëm në një drejtim: “Nejmar e kërkoi një ndëshkim të tillë”.

Gjithashtu “AS” sjell në kujtesë edhe rastet e tjera kur braziliani e ka përdorur një metodë të tillë. Fillimisht në sezonin 2014/2015 kur mori kartonin e pestë të verdhë në mënyrë që të shkonte në ditëlindjen e motrës së tij, ndërsa një vit më vonë e përsëriti sërish veprimin. Me sa duket festat dhe pushimet janë më të rëndësishme se sat ë luajturit futboll për Nejmar./Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online