E gjithë pritshmëria është te Myrto Uzuni, blerja e tretë më e shtrenjtë në Hungari

Myrto Uzuni ka debutuar në ditën e djeshme me Ferencvarosh, në takimin që ka përfunduar 1-1 ndaj ekipit të MTK. Kampionati në Hungari zhvilloi javën e parë të tij dhe për këtë arsye është bërë një vëzhgim nga mediat në këtë vend për të kuptuar blerjet më të shtrenjta.

Atje rezulton Myrto Uzuni si transferimi i tretë më i kushtueshëm për futbollin në Hungari. Kartoni i sulmuesit shqiptar u fitua për 1.8 milionë euro të cilat shkuan në arkën e Lokomotivës së Zagrebit. Me ekipin kroat arriti që të dëshmonte të gjitha vlerat, duke e kapërcyer me sukses provën e parë që shërbeu si trampolinë. Tashmë Uzuni ka gjithë presionin për të përmbushur pritshmëritë e larta edhe të drejtuesëve të Ferencvarosh që investuan një shifër të lartë për kampionatin në Hungari, duke parë aftësitë e sulmuesit të Kombëtares. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *