Mbyllet brenda 24 orëve/ Në frikën e “Fair-Play Financiar”, Levante do ta fali Armando Sadikun

Nga Klaudio Ndreca

Një zhvillim i fundit vjen nga Levante në lidhje me Armando Sadiku, sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë. Sulmuesi shqiptar mund të zyrtarizohet brenda ditës së sotme si një futbollist i lirë, duke e shkëputur kontratën me ekipin e La Liga-s.

Kjo pasi “Fair Play Financiar” është duke kërcënuar Levanten sa i përket limit të rrogave, teksa ka një numër të lartë futbollistësh në ekipin e parë, që arrijnë shifrën 33. Pra është kapërcyer limiti i lojës së ndershme financiare dhe për këtë arsye duhet të merret brenda 24 orëve një vendim për të marrë “oksigjenin” e nevojshëm.

Menjëherë vështrimi hidhet te Armando Sadiku, i cili ka një pagë të lartë dhe shkëputja e kontratës me të do të lehtësonte shumë situatën. Por nga ana tjetër Levante heq dorë nga mundësia për të arkëtuar 2-2.5 milionë euro që kërkonte nga shitja e sulmuesit shqiptar. Gjithsesi vendimi i shkëputjes së kontratës ka shumë gjasa për të ndodhur pasi tregu në këtë merkato të verës po lëviz ngadalë dhe nuk është në planet e trajnerit për sezonin e ardhshëm, ndërsa koha nuk pret te Levante. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online