VIDEO/ Duke ngrënë grushtin dhe i vetmuar, Mesi i përgatitur për vazhdimin e “keqtrajtimit bavarez”

Nga Klaudio Ndreca

Ndoshta shumëkush mund të priste një fitore të Bajernit në mbrëmjen e djeshme ndaj Barcelonës, pasi katalanasit nuk kanë bindur asnjëherë në këtë sezon futbollistik me Setien. Por as tifozi më i çmendur i gjermanëve nuk mund të dërgonte ndërmend një rezultat 2-8 në favor të Bajernit.

Kjo ndodhi në mbrëmjen e djeshme dhe gjithë Europa flet vetëm për këtë takim. Ndërkohë pamjet që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale janë ato në pushimin e pjesës së parë. Në momentin kur rezultati ishte 1-4, Mesi gjendej i vetmuar dhe i trishtuar duke qëndruar i ulur, shpeshherë me veprime që mund t’i largonin stresin përkohësisht. Por nga ana tjetër tërësisht i përgatitur që Bajerni do të vazhdonte me golat e shënuar, pasi nuk kishte asnjë motivim të vetëm për t’i dhënë qoftë edhe një këshillë shokëve të skuadrës në ato momente. Dorëzimi ishte i plotë që në 45 minutëshin e parë, por gjermanët ishin të pamëshirshëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online