E fundosi njeriun që besoi aq shumë në të! Aubameyang e përjeton keq shkarkimin e Tuchel, drejtuesit e Chelsea e marrin në telefon për ta qetësuar

Tuchel e ka kërkuar me ngulm ardhjen e Aubameyang te Chelsea. Ky duhej të ishte sulmuesi me të cilin londinezët do të ringriheshin me rezultatet positive, pas nisjes jo të mirë të sezonit. Megjithatë, fati ndonjëherë kthehet në ironik.

Ndeshja e parë e debutimit të Aubameyang do të vinte në Zagreb, në atë humbje 2-1, ku nuk arriti të linte gjurmë. Pikërisht ishte ky takim që i solli shkarkimin Tuchel. Sulmuesi e ka përjetuar keq këtë vendim të klubit dhe sipas mediave britanike, drejtuesit e Chelsea e kanë marrë në telefon Aubameyang për ta qetësuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *