E FUNDIT/ Xavi nuk e sheh asnjë ditë të vetme! E prisnin sot te Barcelona, Rei Manaj përfundon në Angli

Rei Manaj duhet të ishte sot në stërvitjen e Barcelonës së bashku me një pjesë të ekipit. Në mediat spanjolle, emri i sulmuesit shqiptar figuronte për t’u shfaqur te katalanasit që e nisin në datën 4 korrik grumbullimin e parë. Por Manaj nuk është shfaqur dhe kjo e ka një arsye.

Po sipas mediave spanjolle, sulmuesi i Shqipërisë është duke zgjidhur të ardhmen e tij. Në bazë të raportimeve të fundit, lojtari është shumë pranë kalimit te Watford dhe pritet që gjithçka të zgjidhet në pak kohë. Watfordi ishte pjesë e Premier League në sezonin e shkuar, por do të binte në Championship. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online