“Asllani, çfarë do me fanellën e Kaka, a je tifoz i Interit?”! Historia e veçantë me trajnerin, mesfushori shqiptar: Kisha frikë se më lije në stol

Kristjan Asllani ishte i destinuar për të mbërritur te Interi. Mesfushori shqiptar e adhuronte këtë skuadër që kur ishte i vogël. Ndërkohë pas super performancave te Empoli, zikaltërit kishin shfaqur interesimin e parë për këtë lojtar. E si për ta përmbyllur, Asllani do të realizonte golin e parë në Serinë A në…San Siro.

Vërtet interesante është historia që tregon Cristiano Filipi, trajneri i parë i Kristijanit në moshë të vogël, ndërsa ishte edhe mik i familjes së tij. Që në atë moshë lojtari shqiptar ka përdorur zgjuarësinë për të fituar dashurinë e trajnerit.

“Unë isha tifoz i çmendur i Milanit, shkoja në San Siro për 45 vite dhe nuk jam ndalur kurrë. Një herë e pashë Asllanin me fanellën e Kaka. E pyes: “Kristijan, por ti je tifoz i Interit?”. Më tha: “Kisha frikë se do të më lije në stol, e bleva për të kënaqur ty”. Ka qenë gjithmonë më i mirë se të tjerët, natyra i dha këmbët, por ai kishte përkushtimin dhe vendosmërinë”, tha Filipi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online