Kohës së Tomas Brdariçit në krye të Vllaznisë i ka ardhur fundi. Trajneri kroato-gjerman është shkarkuar nga klubi shkodran dhe këtë e bën me dije vetë Vllaznia në faqen e vetë zyrtare në rrjetet sociale. Rezultatet e dobëta të marra së fundmi duket se kanë vulosur përfundimisht fatin e Brdariçit. Drejtimin e skuadrës do e marrë zëvendës trajneri Elvis Plori.
“Komunikatë për shtyp! Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur ndërprerjen e marëdhënies me trajnerin Thomas Brdariç. Në vazhdimësi ekipi do të drejtohet nga trajneri Elvis Plori. Me këtë rast, falenderojmë trajnerin Brdariç për të gjithë kontributin e dhënë dhe i urojmë suksese ne karrierën e tij”, ka njoftuar klubi i Vllaznisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/