Është mbyllur me befasi ndeshja e sotme në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Laçit. Shkodranët gjetën të parët rrugën e rrjetës, falë një autogoli të shënuar nga Kurti në minutën e 18 të takimit. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e kuqebluve, por e dyta foli për kurbinasit.
Tresa riktheu përkohësisht baraspeshën në minutën e 57, ndërsa në minutën e 83-të ishte Ujka ai që e dërgoi topin në rrjetë nga goditja e dënimit. Vllaznia tashmë mbetet në kuotën e 51 pikëve, duke rrezikuar vendin e dytë nga Partizani.
Në krahun tjetër Teuta i mohon vendin e 4-t Skënderbeut. Ndeshja u vendos në minutën e 75, kur Gjini i dha fitoren durrsakëve. Teuta fitoi minimalisht 0-1 në Korçë dhe sheh “final four”-in 6 pikë larg, por aq sa zona e ftohtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/