E FUNDIT/ UEFA jep dënimin zyrtar për Arnautoviç! Lojtari ia hedh paq me sharjet, humbet Hollandën

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

UEFA ka dhënë zyrtarisht vendimin e saj për futbollistin e Austrisë, Arnautovic. Ky i fundit ka ofenduar Alioskin pas golit të shënuar me Maqedoninë e Veriut. Zyrtarët e kësaj përfaqësuese do të dërgonin letër në qeverinë e futbollit europian duke kërkuar ndëshkimin më të ashpër për këtë sjellje.

Në faqen zyrtare të Austrisë është publikuar së fundmi edhe vendimi i marrë nga UEFA që çeli çështje disiplinore për këtë rast. Ajo që parashikohej ishte edhe përjashtimi nga Europiani për Arnautovic, megjithatë ky i fundit u dënua me vetëm një ndeshje mungese dhe nuk do të luajë kundër Hollandës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *