E FUNDIT/ Tirana zyrtarizon afrimin e ri, i bashkohet që sot ekipit në stërvitje

Tirana ka zyrtarizuar para pak minutash afrimin e ri. Bardheblutë kanë marrë sulmuesin Devid De Silva. Futbollisti 25-vjeçar ka kaluar testet mjekësore dhe do të dalë në stërvitje që sot.

“Mirësevjen Devid De Silva! Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e merkatos së dimrit dhe ai është sulmuesi Devid De Silva. 25 vjeçari ishte nën vëzhgimin e zyrtarëve të klubit dhe pas kryerjes së të gjitha analizave mjekësore u zyrtarizua afrimi i tij në klub. Sulmuesi shtatlartë pritet të dalë sot në seancën stërvitore për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shehi”, shkruhet nga klubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *