E FUNDIT/ Tirana largohet me festë nga Gjeorgjia, bardheblutë barazojnë ndeshjen në minutat e fundit

Tirana ka marrë një rezultat pozitiv në Gjeorgji. Bardheblutë janë larguar me festë nga transferta me Torpedo Kutaisin, teksa kanë arritur të barazojnë rezultatin në minutat e fundit të takimit. Vendasit gjetën të parët rrugën e rrjetës, kur në minutën e 20 Mici devijoi një top të harkuar në zonë dhe e dërgoi në rrjetën e tij.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 87 të ndeshjes. Rimal Haxhiu u gjend në hyrje të zonës, nga ku e dërgoi topin pas shpinës së portierit kundërshtar. Goli i tij i dërgoi shifrat në ato që do të ishin edhe përfundimtaret, 1-1. Një rezultat mjaft pozitiv për Tiranën, që do të provojë kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Konferencës në ndeshjen e kthimit. Përballja e dytë do të luhet të enjten e ardhshme në “Elbasan Arena”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/