E FUNDIT/ Të gjithë me Gegën! Trajneri i Kukësit niset me urgjencë drejt Stambollit, gjendja e rënduar

Gjendja shëndetësore e Skënder Gegës është përkeqësuar së tepërmi. Për këtë arsye trajneri i Kukësit është dërguar me urgjencë drejt Stambollit.

Atje do të marrë edhe një mjekim më të specializuar pasi i janë prekur mushkëritë. Infektimi nga pandemia nuk ka kaluar aspak e lehtë për Gegën, i cili tanimë ka mbështetjen e gjithë shqiptarëve për të fituar ndeshjen e jetës. /Sport Ekspres/

Komunikatë e Klubit

Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit.
Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *