E FUNDIT/ “Të dalim me të paktën 1 pikë nga Islanda”, Klaus Gjasula thirrje lojtarëve: Të shohim veten tonë te Shqipëria, nuk po luajmë kundër Spanjës

Klaus Gjasula ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes me Islandën. Mesfushori është shprehur se do të ishin të kënaqur nëse dilnin me një pikë nga kjo transfertë. Por nga ana tjetër i ka bërë thirrje lojtarëve që të fokusohen vetëm te vlerat e tyre pasi nuk do të luhet kundër Spanjës për t’iu frikësuar kundërshtarit.

“Islanda dhe Israeli nuk janë në nivel më poshtë se ne dhe Shqipëria është favort. Jemi në të njëjtin nivel. Ne jemi rritur si skuadër dhe kemi treguar paraqitje të mira dhe jam optimist. Besoj se edhe me 4 pikë në këto 2 ndeshje do të isha i kënaqur. Por varet sesi do të eci ndeshja.

Ndaj Islandës duhet të dalim me patjetër me 1 pikë dhe të provojmë për 3. Islanda luan shumë mirë fizikisht dhe mbrohen mirë. Duhet të kemi kujdes nga kundërsulmet e tyre. Tani duhet të hedhim sytë vetëm nga vetja jonë, nuk po luajmë ndaj Spanjës që të shohim emrat e rivalit”, tha Gjasula. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online