E FUNDIT/ “Erdha me qejf në Kombëtare”, Elseid Hysaj: Të gjithë lojtarët panë dje Israel-Islandë, mos ta shpërdorojmë shansin e Europianit

Elseid Hysaj ishte në konferencën për shtyp të ditës së sotme. Përpara ndeshjes me Islandën, mbrojtësi i Lacios është shprehur se Shqipëria nuk duhet ta shpërdorojë shansin e Ligës së Kombeve për të shkuar në Europian. Ndërkohë theksoi se pavarësisht fundit të sezonit dhe pushimeve që mendohen nga lojtarët, Kombëtarja i rrit dozën e adrenalinës dhe vjen gjithmonë me qejf në grumbullim.

“Ne e kemi për detyrë që të gjithmonë gati kur na thërret Kombëtarja dhe klubi. Kam ardhur me shumë qejf, pasi kemi më shumë mundësi për të shkuar në Europian nga Liga e Kombeve. Unë jam 100% gati, si të gjithë. Dje pamë me të gjithë çunat ndeshjen e Islandës ndaj Israelit, po rrinte mbrapa në prapavijë dhe po tentonte kundërsulmin. Ndaj Spanjës e treguam nivelin e rritur të Shqipërisë. Mundësia e kualifikimit tani është e artë dhe nuk duhet ta shpërdorojmë”, tha Hysaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online