Tanimë nuk ka asnjë diskutim të vetëm, Luis Suarez është zyrtarisht futbollisti më i ri i Atletiko Madridit. Vetë faqja e klubit spanjoll ka njoftuar arritjen e marrëveshjen, ndërsa në orët në vijim do të vijnë edhe detajet e reja sa i përket hedhjes së firmës mbi kontratë.
Por ajo që ka më tepër rëndësi është bërë publike, teksa futbollisti uruguaian i bashkohet “El Cholos”, ashtu siç njihet ndryshe Diego Simeone. Një dëshirë të madhe për hakmarrje ka Luis Suarez ndaj Barcelonës, megjithëse e ndien ende stemën dhe i respekton tifozët e këtij ekipi.
Megjithatë të njëjtën përshtypje nuk e ka për drejtuesit e klubit dhe mbi të gjitha, trajnerin Koeman. Ishte pikërisht ky i fundit që e nxori tërësisht jashtë loje dhe planeve të katalanasit, atje ku një gol i shënuar me fanellën e Atletiko Madridit do të shijonte më tepër se ndaj të gjithë rivalëve të tjerë në “La Liga”. /Sport Ekspres/
Agreement with FC Barcelona over the transfer of @LuisSuarez9.
?? https://t.co/TKCcXFRsoE pic.twitter.com/pgJSChYN8F
— Atlético de Madrid (@atletienglish) September 23, 2020