Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë dy provat e vërteta ndaj Francës dhe Islandës, për të mbajtur gjallë shpresën e Europianit. E vështirë duket të jetë, duke marrë parasysh kundërshtarët që luhet në shtator.
Gjithsesi fryma pozitive ekziston brenda grupi, ndërsa edhe Thomas Strakosha shprehet se Shqipëria i ka kualitetet për të kaluar në grupet e Europianit. “Këto dy ndeshje do të tregojnë nëse jemi për t’u kualifikuar apo jo. Se çfarë do të ndodhi, do ta shohim. E kam thënë gjithmonë se konkurrenca është pozitive.
Në Kombëtare nuk ka rëndësi se kush do të luajë. Le të harrojmë të shkuarën dhe të shohim për të ardhmen. Shyqyr Zotit kam ardhur në kohë këtë herë te Kombëtarja, pa u vonuar(qesh). Vetëm nëse do të jemi të bashkuar si grup do të kemi shanse që të kualifikohemi. Mendoj se i kemi kualitetet”, ka thënë Strakosha. /Sport Ekspres/