E FUNDIT/ Southampton luan çerekfinalen ndaj Manchester City, Hasenhutl befason me vendimin dhe Broja e nis atje ku…nuk duhej

Southampton ka publikuar formacionin zyrtar sa i përket ndeshjes me Manchester City. Kjo përballje është e vlefshme për çerekfinalen e FA CUP. Në media ishte raportuar më herët mënyra sesi Hasenhutl do të luante, por e zyrtarizuar shkakton jo pak habi.

Trajneri ka menduar që të lërë dy sulmuesit titullarë në stol, Armando Brojën dhe Che Adams, duke i hapur rrugën dy lojtarëve të tjerë që kanë pasur më pak minuta, Shane Long dhe Adam Armstrong. Por a është kjo një zgjedhje e goditur kur bëhet fjalë për fazën çerekfinale dhe për më tepër një përballje ndaj Manchester City? Mbetet që të shihet… /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *