Thuajse në të gjitha shtetet europiane ishin marrë masa të reja kufizuese pas valës së dytë të Koronavirusit. Pandemia ka ardhur më agresive dhe po shtohen frikshëm numrat e rinjë të infektimeve. Ndërkohë edhe Shqipëria e ka marrë vendimin e ri sa i përket një mbyllje të dytë, por ndryshe nga muaji mars, është shumë më e butë.
Kështu Komiteti i ekspertëve ka zyrtarizuar se duke nisur nga e mërkura e kësaj jave do të bllokohet lëvizja nga ora 22:00 deri në 06:00, shoqëruar kjo edhe me mbylljen e lokaleve. Kjo masë do të vazhdojë për tre javë, ndërsa më pas do të shihet dinamika e situatës për të marrë një tjetër vendim. Padyshim që këto ditë që kanë çuar një rekord të ri të infektimeve në Shqipëri e bëjnë ende të pamundur edhe rikthimin e tifozëve në stadiume. /Sport Ekspres/