Dy rivalët e Hysajt, “tortura” dhe bëma e radhës që i bënë Gatuzo: Ta shihnin në divan do të ishte pak për ta

Nga Klaudio Ndreca

Një lojtar i veçantë që ka vendosur gjithmonë zemrën në fushën e lojës, nuk ka sesi të mos jap gjithçka edhe në karrierën e re të trajnerit. Genaro Gatuzo e ka treguar se është lloji i veçantë i një tekniku që nuk e preferon metodën e re të punës, por vazhdon me të vjetrën që krijon edhe më shumë simpati për tifozët.

Më saktësisht bëhet fjalë për dënime të ekipit si në kohët e shkuara, ndërsa futbollistët duhet të heshtin për gabimet e tyre. Dikur do ta bënte me Milanin, me skuadrën e mbyllur në qendrën stërvitore, por te Napoli vjen një tjetër bëmë. Dy rivalët e Elseid Hysajt për t’i marrë një vend në formacion, Ghoulam dhe Mario Rui kanë udhëtuar në transfertën ndaj Bolonjës. Mbrojtësi shkodran ishte i qetë në formacionin titullar pasi çuditërisht të dy këta futbollistë nuk gjendeshin në stol, pasi ishin dërguar në tribunë.

Vetë trajneri Gatuzo e ka shpjeguar këtë vendim: “Ata shkuan në tribunë pasi ishin duke bërë një ecje të gjatë në stërvitjen e djeshme. I mora me vete që të udhëtonin me ne pasi nëse do të ishin të ulur në shtëpi dhe duke e parë ndeshjen nga divani, do të ishte shumë e rehatshme për ta. Pastaj nesër është një tjetër ditë”, tha Gatuzo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online