Reja ishte në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore me Estoninë. Trajneri kërkon nga lojtarët që të impenjohen maksimalisht në këtë përballje. Nga krahu tjetër, është diskutuar edhe për humbjen me Israelin.
“Dua që të bëjmë ndeshje të madhe me Estoninë. Më shumë sesa rezultati, dua të shoh paraqitjen e mirë dhe impenjimin e lojtarëve. Do të kemi rotacion padyshim në këtë ndeshje. Shumë lojtarë tanë luajnë në kampionate të njohura në Europë dhe janë të lodhur, ka ardhur momenti për t’i besuar të rinjëve.
Kemi Vrionin, Cokajn apo dhe Adrian Bajramin që unë kam shumë besim te ai, do të ketë minuta edhe për të pasi ka shumë personalitet. Humbja me Israelin? Ne kemi bërë shumë mirë në pjesën e parë. Kishim thuajse tre raste për penallti dhe kjo tregon shumë, ishim në zonën e tyre.
Gabimi jonë është mentaliteti, e pësuam golin e parë nga vendosja e gabuar. Por kjo ndodh në futboll dhe ne aty e kemi lëshuar, nuk kishim vdeku.r akoma, ishim ende në këmbë dhe duhej të përgjigjeshim. Ekipi duhet të ketë besim pasi një rezultat përmbyset nga 0-2 në 3-2. Por Shqipëria nuk ka v.dekur akoma, ne jemi ende aty për vendin e parë, duhet të shkojmë në transfertat për të treguar forcën tonë, por mbi të gjitha me besim”, tha Reja. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/