E FUNDIT/ Shorti i çmendur për Myrto Uzunin në “Champions”, në një grup me Juventusin dhe Barcelonën

Në ditën e sotme është zhvilluar ceremonia nga UEFA sa i përket shpërndarjes së çmimeve për lojtarët më të mirë dhe njëkohësisht për grupet e “Champions League” sa i përket sezonit të ri.

Menjëherë ceremonia ka nisur me dhënien e çmimit të presidentit të UEFA-s, ku Ceferin ka vlerësuar si fitues Didier Drogba për vlerat humane që ka dhe sigurisht arritjet e mëdha në karrierë. Sa i përket portierit më të mirë në Champions League nuk ka pasur shumë dyshime, pasi falë duarve të Manuel Nojer, Bajerni do ta ngrinte lartë trofeun.

Më pas është vazhduar me hedhjen e shortit për sezonin 2020-2021, atje ku do të kemi edhe disa prej futbollistëve shqiptarë. Atalanta e Berat Gjimshiti do të ketë përballë Liverpulin e Klop dhe Ajaksin. Nga ana tjetër Lacio e Strakoshës dhe Muriqit do të jetë në grupin F, atje ku më favoritët janë Zeniti dhe Dortmundi. Ndërkohë shorti më i çmendur rezervohet për ekipin ku aktivizohet Myrto Uzuni që i shuan shpresat e kualifikimit përpara kohe pasi do të ketë përballë Juventusin dhe Barcelonën. /Sport Ekspres/

Grupi A

Bayern Munchen

Atletiko Madrid

Salzburg

Lokomotiva Moska

Grupi B

Real Madrid

Shkahtar Donetsk

Inter

Mouncheglabad

Grupi C

Porto

Manchester City

Olimpiakos

Marseja

Grupi D

Liverpul

Ajaks

Atalanta

Midtjyland

Grupi E

Sevilja

Chelsea

Krasnodar

Renes

Grupi F

Zenit

Dortmund

Lacio

Club Brugge

Grupi G

Juventus

Barcelona

Dynamo Kiev

Ferencvaros

Grupi H

PSG

Manchester United

Leipzig

Instabul Basaksehir

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *