Tirana do të ndeshet kundër Kukësit në ditën e nesërme, në një ndeshje të rëndësishme të kësaj jave. Por tifozët bardheblu njoftuan se nuk do të ishin në stadium, ashtu si edhe ndeshjen e fundit, pasi nuk kërkonin që karta e indetitetit të jepej para hyrjes në “Air Albania”.
Megjithatë në minutat e fundit, Tirona Fanatics kanë reaguar duke njoftuar zgjidhjen e këtij problemi. “Shkojmë nesër masivisht për Tironën, pa karta”, është njoftimi i lënë në tifogrupin. /Sport Ekspres/