Zyrtare/ “Bisha” kthehet në shtëpi, Barcelona prezanton dhuratën më të re për Xavi-n

Barcelona ka zyrtarizuar këtë mbrëmje transferimin e saj më të fundit. Adama Traore do të jetë dhurata e klubit për Xavi-n. Futbollisti spanjoll vjen në formë huazimi me të drejtë blerje për 30 milionë euro nga Wolverhampton-i. Gjithashtu lojtari ka pranuar të firmosë për 5 vite me katalanasit në rast se këta të fundit pranojnë që në fund të sezonit të aktivizojnë klauzolën e blerjes përfundimtare.

Traore, përpos cilësive në fushën e lojës, njihet së tepërmi edhe për muskujt e tij, që e bëjnë një futbollist të vështirë për tu përballur. “Bisha” tashmë është kthyer në shtëpi, teksa hapat e parë të futbollit i ka hedhur pikërisht në Barcelonë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online