Shqipëria do të luajë në orën 18:00 kundër Gjeorgjisë në miqësoren e radhës për kuqezinjtë. Trajneri Reja ka zbuluar edhe formacionin zyrtar sa i përket kësaj përballje që njeh ndryshime të shumta nga ajo ndeshje me Spanjën. Në portë rikthehet Thomas Strakosha, ndërsa mbrojtja mbetet e paprekur.
Roshi-Cekici-Asllani-Ramadani-Hysaj përbëjnë vijnë e mesfushës, me shkodranin që është i mbijetuari i vetëm dhe me shiritin e kapitenit. Ndërkohë në sulm do të jetë Armando Broja dhe Rei Manaj. /Sport Ekspres/