E fundit, Roma gjen menjëherë post-Alisonin!

Roma ka gjetur portierin e ardhshëm… pas largimit të Alisonit te Liverpuli përthuajse 74 mln euro. Bëhet fjalë për atë që shkëlqeu në Botërorin e sapombyllur në Rusi. Quhet Robin Olsen dhe ka mbrojtur portën e Suedisë në eventin më të rëndësishëm të vitit.

Ai ka shprehur dëshirën për t’u veshur verdhekuq, teksa edhe Monçi ka bindur lojtarin që të pranojë kushtet e Romës. Ndërkohë, edhe Kopenhageni është dorëzuar dhe ka arritur akord me verdhekuqtë. Ende nuk dihen shifrat, por Sky zbulon akordin prej 11,5 mln eurosh.

Barcelona është “djegur” në orët e fundit, pasi kishte bërë tentativë për portierin. Pritet që Olsen të niset drejt Romës sonte në mbrëmje ose nesër, për vizitat dhe firmën në kontratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *