E fundit/ Reja: Trashi luajti mirë dhe përtej golit, grupi po tregon vlera të mëdha

Shqipëria arriti të fitonte me rezultatin 4-0 ndaj Moldavisë. Pas asaj humbje të pamerituar ndaj Turqisë, kuqezinjtë kanë arritur të shfryjnë nervat e tyre pikërisht në këtë përballje. Si për vazhdimësinë e lojës positive, trajneri Reja e dëshmon edhe njëherë se skema e tij po funksionon te Kombëtarja.

Trajneri i Shqipërisë, Reja, për “Supersport” i ka komplimentuar lojtarët për atë që zhvilluan në fushën e blertë ndaj Kombëtares.

“U treguam të zotë. Kjo ishte një nga ato ndeshje që quhen të vështira. Kundërshtari ishte modest edhe për anën e motivimit. Rezultatin 3-0 e menaxhuam shumë mirë. Trashi bërë një paraqitje të mirë, përtej golit. Kemi shfrytëzuar mirë gabimet e tyre. Më pëlqen që formojmë një grup të mirë dhe po tregojmë vlerat tona. Kemi dy lojtarë si Kumbulla dhe Selahi që janë talentet e së ardhmes. Më vjen keq për djemtë që nuk luajtën. Stafi po bën një punë të jashtëzakonshme dhe kur punohet në këtë mënyrë, e lehtë të marrësh rezultate”, ka thënë Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online